08 qershor 2015- Në Konferencën vjetore të njëqind e katërt me radhë të Organizatës Ndërkombëtare të Punës- ILO, po merr pjesë delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Arban Abrashi dhe përfaqësuesit e Këshillit Ekonomiko – Social.
Në Konferencë, Ministri dhe delegacioni po takohen me përfaqëues të lartë të kësaj konference, si dhe me delegacione të vendeve pjesëmarrëse.
Nga takimet e shumta me karakter lobues dhe rrjetizues, vlen të theksohet rëndësia e takimit me Presidenten e Konferencës znj.Juanzeme, kreun e Konfederatës Ndërkombtare të Sindikatave z. Wienen, ai me Drejtoreshen e Qendrës Ndërkombtare të Trajnimit të ILO me bazë në Torino znj. O’Donovan, si dhe me delegacionet nga Turqia e Katari.
Si rezultat i kësaj vizite, është arritur të formalizohen bashkëpunime në fushën e fuqizimit të dialogut social, dhe ngritjes së kapaciteteve të partnerëve antarë të Këshillit Ekonomik Social; në realizimin e vizitave zyrtare në Turqi dhe Lituani me qëllim të forcimit të bashkëpunimit; në organzimin e një vizite me drejtues ekzekutiv të ILOs; në inicimin e pjësëmarrjes në rrjete dhe forume të specializuara në fushën e punës dhe organizimit sindikal dhe forma tjera të bashkëpunimit.