U hap Panairi i Punës

09 qershor 2015 – Është hapur Panairi i Punës, që është organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në partneritet me kompaninë rekrutuese The Headhunter dhe nën përkrahjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Panairi i Punës u mbajt përball Bibliotekës Kombëtare, në një tendë në ambient të hapur, ku të rinjtë dhe punëkërkuesit e tjerë do të kenë mundësinë që gjatë dy ditëve të interesohen për mundësitë e punësimit dhe punës praktike me disa nga kompanitë më të mëdha në vend.

Me këtë rast Ministri Abrashi tha: “I ftojë të gjithë ata të rinjë që janë të papunë t’i shfrytëzojnë këto mundësi për punësim, mundësi për shkathtësi të reja dhe për vende të punës menaxheriale”.

Ndërsa temë kryesore e këtij edicioni të këtij panairi ishte përkrahja e diversitetit në vende të punës, ndërsa në kuadër të këtij panairi u mbajt edhe një konferencë me titull “Përgatitja dhe Diversiteti në Punësim”.