Arrihet marrëveshje e bashkëpunimet në mes MPMS-së dhe Fondacionit Create

Zv/ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Qazim Rrahmani ka nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Fondacionin CREATE ku ka për qëllim realizimin e një projekti që ngrit punësimin tek të rinjët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian (EYE-RAE) të financuar nga Swiss Development Coorporation (SDC) Zyra në Kosovë përmes HELVETAS Swiss Intercooperation. Projekti i quajtur ‘Ngritja e kapaciteteve për punësimin e të rinjëve nga komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian” do të fokusohet tek aftësimi dhe riaftësimi profesional si dhe mbajtja e trajnimeve përkatëse rreth asaj se si të arrihet prej kërkesës për punësim deri tek punësimi konkret nga Fondacioni CREATE. Gjithashtu sipas marrëveshjes do të përkrahen edhe ndërrmarrës të rinj, të suksesshëm të  komunitetit.

 

Sipas kësaj marrëveshje MPMS është e obliguar që përmes zyrave të punësimit të bëj përpilimin e listës së kandidatëve që janë të regjistruar si të papunë, të ofroj trajnime pran qendrave të aftësimeve profesionale si dhe të siguroj çertifikimin e kandidatëve pas përfundimit me sukses të trajnimit.

 

Lidhur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje zv/ministri Rrahmani ka thënë se MPMS do ti përmbush  obligimet e dalura nga kjo marrëveshje dhe njëkohësisht është shprehur se një bashkëpunim i tillë nuk do të mungojë me cilindo institucion tjetër që ka për synim projekte tjera të përbashkëta në të mirë të gjithë qytetarëve të Kosovës.

 

Gjatë këtij takimi i pranishëm ishte edhe ministri i MPMS-së Z. Arban Abrashi i cili është shprehur se brenda mundësive të lejuara politikat e MPMS-së do të jenë edhe më tutje në favor të komuniteteve duke synuar një bashkëpunim edhe më të mirë në të ardhmen me Fondacionin CREATE.