Abrashi, vizitë kompanive vendore të tekstilit

Prishtinë, më 20 prill 2017

Sot ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi së bashku me Shoqatën e Kosovës për Marketing të Veshmbathjeve (KAMA) vizitoi disa nga kompanitë kosovare, prodhuese të tekstilit në vend. Në Pejë ministri vizitoi kompaninë Artatex, e cila brenda një viti arriti të trefishojë numrin e punëtorëve dhe të zgjerohet edhe në lokacione tjera në vend.
Ndërsa në Gjakovë ministri Abrashi vizitoi kompaninë ‘Intertex Kosova’ e cila ka linja të prodhimit për mbulesa të makinave për firma botërore si ‘Volkswagen’, rroba pune për elektricistë dhe çanta lëkure për kompani evropiane me standardet më të larta.
Abrashi e përmbylli vizitën e tij në kompaninë e tekstilit ‘Creative’ që punëson rreth 70 punëtorë, dhe sot kreu eksportin e parë për në BE.
Pasi dëgjoi kërkesat dhe nevojat e këtyre kompanive, ministri Abrashi theksoi se industria e tekstilit ka potencial të jashtëzakonshëm për rritje që në vitet e ardhshme pritet të punësojë disa mijëra punëkërkues.
Përkrahja e MPMS-së për këtë industri do të vazhdojë të bëhet përmes masave aktive, si subvencionimi i pagave, praktika në punë dhe trajnimi në punë. Gjatë muajit maj MPMS do të lansojë ftesën për këto masa nga të cilat synohet të përfitojnë rreth 1000 punëkërkues.