Abrashi shpërndau marrëveshje të punësimit në projektin e përbashkët me GIZ-in dhe APRK-në

Mitrovicë, 4 korrik 2017
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, vizitoi sot Zyrën e Punësimit në Mitrovicë. Me këtë rast, ministri Abrashi ka shpërndarë marrëveshjet për kandidatët përfitues në projektin “Promovimi i Punësimit për të Rinj”, projekt ky i realizuar në bashkëpunimin në mes të Agjencisë së Punësimit të Republikës së Kosovës në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe GIZ-it.

Ministri Abrashi tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm dhe në priroritetet e MPMS-së, mbetet vazhdimisht dhënia e shanseve dhe hapësirave për gjeneratat e reja për të inkurajuar punësimin e të rinjve dhe zhvillimin e sektorit privat.

Projekti është i ndarë në dy skema, ku në skemën e parë do të krijohen kontrata pune 12 mujore, me mundësi bashkëfinancimi për gjashtë muaj (në 50% të pagës bazë bruto), ku përfitues janë:pjesëtarët e minoriteteve, personat me nevoja të veçanta, të riatdhesuarit, etj.

Ndërsa në skemën e dytë, do të ofrohet punë praktike në këta sektorë: atë të IT-së, përpunimit të drurit dhe përpunimit të metaleve, me kohëzgjatje gjashtë muaj dhe mundësi pagese nga 150 euro në muaj.
Në këtë projekt, në rajonin e Mitrovicës kanë përfituar afër 90 punëkërkues