Prishtinë, më 30 qershor 2017
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka shpërndarë sot certifikatat e para për kandidatët të cilët kanë dhënë provimin profesional për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Me këtë rast ai tha se ky certifikim ka të bëjë me ngritjen e vetëdijes së përgjithshme për sigurinë dhe të drejtat e punëtorëve në punë. “Certifikimi i profesionistëve për të mbikëqyrë sigurinë në punë në kuadër të kompanive, me përvojat e tyre do të lehtësojnë dhe ndihmojnë edhe punën e Inspektoratit, për të ofruar shërbime më të mira për punëtorët dhe të drejtat e tyre në përgjithësi”, tha ministri Abrashi.
Sot janë certifikuar 8 profesionistë për sigurinë dhe shëndetin në punë.
Ligji për Siguri dhe shëndet në punë, obligon të gjitha kompanitë që kanë mbi 50 punëtorë që ta kenë një person që kujdeset për çështjen e sigurisë dhe shëndetit në punë brenda kompanisë.