Abrashi përshëndeti mësimdhënësit me rastin e Ditës së Mësuesit

Prishtinë, më 04 mars 2017

Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, me rastin e shënimit të Ditës së Mësuesit, organizuar nga SBASHK-u, përshëndeti mësimdhënësit e Kosovës, duke i falënderuar ata për punën e palodhshme, e cila frymëzoi idealizmin dhe sakrificën për liri e dije të brezave të tërë.

Ai tha se investimi në arsim në Kosovë, dhe ndërlidhja e vazhdueshme e tij me tregun e punës, tregon se Kosova po ndryshon shpejtë dhe për të mirë. “Kjo tregon se Kosova ka zhvilluar bazament të qëndrueshëm shoqëror përtej nevojave bazike, dhe për këtë ju detyrohemi gjithë juve veprimtarëve të arsimit. Falë punës suaj dhe angazhimit tuaj, ne jemi sot këtu ku jemi: të lirë të zhvillohemi. Prandaj, më e pakta që ne mund të bëjmë sot për të  gjithë ju është t’ju ofrojmë dinjitet”, tha në fjalën e tij përshëndetëse ministri Abrashi.