Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi, priti sot në takim pune përfaqësues të organizatave ndërkombëtare si BE, UNDP, GIZ, KOMP, MDA, Helvetas Swiss që përmes projekteve të tyre kanë kontribuar dhe kontribuojnë në përkrahjen teknike dhe fianciare për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Ministri Abrashi ftoi përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare për një koordinimi më të madh të përkrahjes teknike dhe financiare për MPMS-në.
Nga ana tjetër përfaqësuesit e organizatave ndërkombëtare prezantuan punën dhe orientimin e tyre në përkrahje të ministrisë. Ishte përshtypje e përbashkët që koordinimi më i madh i asisitencës teknike dhe financiare do t’i shërbente arritjes më të shpejt të objektivave.
Ministri Abrashi ftoi të pranishmit që projektet të fokusohen në objektiva të cilat gjenerojnë punësim dhe njëherish do të përktheheshin në mirëqenie dhe përkrahje më të madhe sociale.