Prishtinë, 6 korrik 2017
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Arban Abrashi, prit sot ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, me të cilin u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që ka MPMS me Ambasadën e Austrisë në Prishtinë dhe Agjencinë për Zhvillim të Austrisë.
Ministri Abrashi njoftoi ambasadorin për përkushtimin e MPMS-së në adresimin e çështjeve që lidhen me mirëqenien e qytetarëve dhe kërkoi mbështetjen e qeverisë austriake në këtë rrugëtim.Gjatë këtij takimi u diskutua edhe mbështetja për Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës dhe inicimi i negociatave ndërshtetërore për arritjen e një marrëveshje për sigurime sociale.