Divizioni për Skema Pensionale
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Skema Pensionale janë:
1.1. Menaxhimi dhe administrimi i të gjitha skemave pensionale në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore;
1.2. Zbatimi i kornizës ligjore për realizimin e të drejtave të pensionistëve nga skemat pensionale;
1.3. Koordinon aktivitetet me zyrat e pensioneve;
1.4. Mirëmban bazën e të dhënave për përfituesit e skemave pensionale;
1.5. Menaxhon dhe mirëmban regjistrat e pagesave të skemave pensionale, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
1.6. Hapja e llogarive bankare për përfituesit e skemave pensionale;
1.7. Siguron zbatimin e marrëveshjeve dhe kontratave me bankat komerciale apo institucionet e tjera mikrofinanciare për realizimin e pagesave të pensioneve;
1.8. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e procedurave administrative për aplikim dhe realizim të së drejtës për pension.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Skema Pensionale raporton tek udhëheqësi i Departamentit të Pensioneve.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Skema Pensionale është 19.