Divizioni për Ndihma Sociale
1. Detyrat dhe përgjegjësitë e Divizionit për Ndihma Sociale janë:
1.1. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive për ndihma sociale;
1.2. Grumbullon, analizon dhe raporton mbi të dhënat mbi varfërinë në Kosovë, në bashkëpunim me institucionet tjera relevante;
1.3. Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit për ndihma sociale;
1.4. Koordinon aktivitetet me institucionet relevante;
1.5. Monitoron procesin e pagesave nga skema e ndihmave sociale, dhe harton raporte të rregullta periodike;
1.6. Bashkëpunon me organizata jo-qeveritare për zhvillimin e aktiviteteve;
1.7. Mirëmban sistemin elektronik të të dhënave për aplikuesit për, dhe përfituesit nga, ndihmat sociale.
2. Udhëheqësi i Divizionit për Ndihma Sociale raporton tek Udhëheqësi i Departamentit për Politika Sociale dhe Familjare.
3. Numri i të punësuarve në Divizionin për Ndihma Sociale është njëmbëdhjetë (11).