Lansohet shpallja e dytë për përzgjedhjen e 25 të rinjve për arsim dhe aftësim profesional në Gjermani

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës  dhe Shoqata e Ndërtuesve të Landit të Bavarisë, me mbështetje nga GIZ (Bashkëpunimi Gjerman Ndërkombëtar GmbH/GIZ në Kosovë), bazuar në marrëveshjen e bashkëpunimit, lansojnë sot shpalljen e dytë për aplikim për përzgjedhjen e 25 kandidatëve të rinj të moshës 18 deri 25 vjeç, për arsim dhe aftësim profesional në Bavari, Gjermani, në fushën e ndërtimit, në profesionet e ndërtimit mbi tokë, nën tokë dhe meremetim.

 

Me këtë  program të rinjve nga Kosova u ofrohet mundësia për të filluar një arsim dhe aftësim profesional në sistemin dual dyvjeçarë në Gjermani. Mund të aplikojnë të gjithë kandidatët nga mosha 18 deri 25 vjeç, me njohuri të mira të gjermanishtes, matematikës, fizikës dhe gjeometrisë. Programi fillon më 01.09.2018 dhe zgjat deri në korrik të vitit 2020. Me marrëveshje të dyanshme, ekziston mundësia e vazhdimit për një vit shtesë, për t‘u certifikuar me titullin „Geselle“.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës edhe në të ardhmen e afërt do të kenë programe të njëjta me partnerët përkrahës në vendet e Bashkimit Evropian në fusha dhe sektorë të ndryshëm të cilët do të krijojnë mundësi më të mira për të rinjtë tanë.

Aplikimi do të jetë i hapur nga sot. deri më 6 dhjetor 2017 në ora 12:00, informatat dhe kriteret për aplikim i gjeni në këto linqe:

APRK:   http://aprk.rks-gov.net/NewsDetails/23

MPMS:  http://mpms.rks-gov.net/sq-al/linqe/shpalljetpublikimet.aspx