Ministri Reçica takon shefin e zyrës së UNICEF-it në Kosovë z. Brandão Có

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Skender Reçica priti sot në një takim njoftues shefin e zyrës së UNICEF në Kosovë z. Brandão Có. Në këtë takim Ministri Reçica falënderoi z. Có për bashkëpunimin dhe mbështetjen e UNICEF dhënë Qeverisë së Kosovës, posaçërisht MPMS.

Z. Có përgëzoi Ministrin Reçica për detyrën e marrë dhe shprehu gatishmërinë në bashkëpunimin e mëtejmë në mes të UNICEF dhe MPMS. Z. Có u përqendrua tek angazhimi i tyre në hulumtimin e rishikimit të skemave sociale dhe kërkoi që ky hulumtim i realizuar të diskutohet në nivelin teknik dhe profesional me MPMS.

Ministri Reçica siguroi z. Có për përkushtimin e MPMS dhe shprehugatishmërinë e tij për të bashkëpunuar edhe më tej me UNICEF në projektet e përbashkëta.