Reagim i MPMS

Më 28.03.2015, në emisionin e lajmeve të orës 19:00, KTV-ja, para opinionit ka prezantuar rastin e familjes Kimete Lutolli, nga Letanci, komuna e Podujevës, të cilës vajza e saj Liridona, kohë më parë i paska shkuar në Siri, ndërsa vetë familja po jetoka në kushte të vështira socio-ekonomike. Reporterja e këtij reportazh, por edhe vetë kryefamiljarja, Kimetja, përveç tjerash kanë pohuar se: “familje është larguar nga Skema e Ndihmës Sociale”. Me qëllim të informimit korrekt dhe të drejtë të opinionit, Departamenti i Politikave Sociale dhe i Familjes gjegjësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale në Podujevë ka konstatuar se:

Familja e Kimete Lutollit, nga Letanci, komuna e Podujevës, me numër personal 1004243117 është shfrytëzuese e rregullt dhe me vite të tëra ajo shfrytëzon ndihmën sociale. Po e përmendim edhe këtë se kjo familje dy muajt e fundit të vitit 2014 (nëntor-dhjetor) ka marrë nga 110 € , ndërsa në muajin janar dhe shkurt 2015 ka marrë nga 120 në muaj ndihma sociale.

Kërkojmë nga KTV-ja dhe mediumet tjera elektronike dhe të shkruara që rastet e tilla të ngjashme, të mos publikohen pa u verifikuar nga institucionet përgjegjëse, në këtë rast nga Qendra për Punë Sociale dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ngase vetëm kështu do t’i kontribuonin informimit të drejtë të opinionit publik.