Punësim dhe Aftësime Profesionale, nga bashkëpunimi MPMS-DRC

25 mars 2015- Në kuadër të projektit “Përkrahje e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas në Mitrovicë” , Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi së bashku me përfaqësuesen e Këshillit Danez për Refugjatë znj. Kristen D. Stec, nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi në fushën e aftësimeve profesionale. Ky Memorandum i nënshkruar për një periudhë 3 vjeçare paraqet bashkëpunimin e ngushtë të MPMS-së me DRC-në, në drejtim të integrimit të komunitetit RAE si dhe përmes aftësimit në fushat e caktuara mundësohet krijimi i një mirëqenie të qëndrueshme për këtë komunitet, i cili është me prioritet për MPMS-në. Përmes këtij Memorandumi DRC-ja merr zotimin për ofrimin e kurseve bazike për këtë komunitet në “Roma Mahallë” në Mitrovicë, kurse pas kësaj kurset më të avancuara për lëmitë si: zdrukthtari, saldim, kuzhinë, administrim biznesi, ndërtimtari, IT, dhe rrobaqepësi do të ndiqen në Qendrën e Aftësimeve Profesionale në Mitrovicë.

Poashtu Ministri Abrashi dhe znj. Stec u pajtuan për fillimin e implementimit të Projektit të ardhshëm, që është ndërtimi i Ndërmarrjes Sociale për riciklimin e plastikës, projekt ky i cili do të punësoj një numër të konsiderueshëm të punëkërkuesve.