Sot në Podgoricë, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Nenad Rasic, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe homologu i tij nga Qeveria e Malit të Zi, z. Predrag Boskovic, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi për vërtetimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës për pension për qytetarët e të dyja vendeve.
Kjo marrëveshje rregullon njohjen dhe konfirmimin e stazhit të punës për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Malin e Zi dhe anasjelltas, dri më 31.12.1998.