Në lagjen e Dëshmorëve në Balloc të Podujevës, sot bë përurimi dhe dorëzimi i çelësave përfituesve të 20 shtëpive të ndërtuara për familjet e strehuara në kontejnerët e kësaj lagjeje
Në ceremoninë e organizuar sot në Lagjen e Dëshmorëve në Podujevë, 20 familje kanë marrë çelësat e shtëpive të reja, të ndërtuar nga një projekt i përbashkët i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Podujevës.
Në këtë solemnitet ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Podujevës z. Agim Veliu dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), z. Arban Abrashi, si dhe anëtarë të ekzekutivit komunal dhe komisionit komunal për përzgjedhjen e përfituesve.
Kryetari Veliu shprehu përkushtimin e Komunës së Podujevës që në harmoni me kushtet që parasheh Memorandumi i nënshkruar me MPMS-në t’i kryejë të gjitha obligimet në mënyrë që sa më shpejt të gjithë të strehuarit në këtë lagje t’i kenë shtëpitë e tyre
Ndërsa në fjalën e tij, ministri Abrashi tha se në këtë kohë të jetohet në kontejnerë është e papranueshme. “Shpreh përkushtimin tim të plotë se do të angazhohemi së bashku me kryetarin Veliu që sa më shpejt të vazhdohet me këtë projekt dhe kësaj lagjeje nga kontejnerët, t’i japim një pamje krejt tjetër”, tha Abrashi
Ai po ashtu falënderoi Komunën e Podujevës për gatishmërinë e plotë për respektim të memorandumit, duke plotësuar në kohë të gjitha kërkesat dhe detyrimet.