02 shtator 2015- Zv.ministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale znj.Rita Hazeraj-Beqaj priti sot në takim kryetarin e Forumit për Personat me Aftësi të Kufizuara dhe njëherit kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës z. Bujar Kadriun. Gjatë këtij takimi u bisedua për sfidat e Shoqatës së të Verbërve dhe bashkëpunimin në mes të Shoqatës së të Verbërve dhe MPMS-së.
Zv.ministrja Hajzeraj-Beqaj tha se ne si ministri e Punës do të vazhdojmë edhe më tutje t’i japim përkrahje kësaj shoqate,dhe për kategorinë e të verbërve do të japim maksimumin e përkujdesit institucional.