Zv/ministrja Rita Hajzeraj-Beqaj takon kryetarin e Komunës së Podujevës z. Agim Veliu

7 maj 2015- Në ambientetin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, zv/ministrja e kësaj ministrie z. Rita Hajzerjaj- Beqaj, priti në takim kryetarin e Komunës së Podujevës z. Agim Veliu, ku diskutuan për bashkëpunim të ndërsjellë dhe gjetjen e mundësive për realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me vetëpunësim, për përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, me theks të veqantë për qytetarët e komunës së Podujevës.

Kryetari Veliu mirëpriti iniciativën për bashkëpunim, dhe theksoi se edhe komuna e Podujevës do të vazhdoj të përkrah MPMS-në në këtë fushë. Zv/ministrja Hajzeraj-Beqaj falënderoi për vizitën kryetarin Veliu dhe shprehu përkushtimin e MPMS-së për ta përkrahur Komunën e Podujevës për projektet e saj edhe më tutje.