Zv.ministrja Rita Hajzeraj- Beqaj mori pjesë në akademinë e organizuar në Tiranë në përvjetorin e rënies së dëshmorëve Ilir Konushevci e Hazir Malaj

8 maj 2015- Zv.Ministrja Rita Hajzeraj Beqaj , bëri homazhe dhe mori pjesë në Akademin e organizuar në Tiranë në përvjetorin e rënies së dëshorve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj. Ajo e përfaqësoi Qeverinë e Kosovës, përkatësisht Kryeministrin e Republikēs së Kosovës, akademik Isa Mustafën.

Fillimisht zv/ministrja e MPMS-së z.Rita Hajzeraj- Beqaj bëri homazhe tek varri i dëshmorve Konushevci e Malaj e shoqëruar nga oficierë të lartë të FSK-së, me ç’rast theksoi se: “Ndermi që ne i bëjmë heronjëve përmes ri-freskimit të kujtimeve që ne ruajmë për ta, është ndërim i pashkëputshem, mu ashtu siç ne i mbajmë në mendjet dhe zemrat tona. Nga dita në ditë, ne nderojmë dëshmorët tanë që ranë në luftën e fundit, por edhe ditet e një viti të plotë nuk mjaftojnë të ri-sjellim mes nesh të gjithë heronjët shqiptar, kudo dhe kurdo që ranë për lirinë dhe dinjitetin në këto hapsira”.

Zv/ministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Rita Hajzeraj- Beqaj, gjithashtu përmendi luftën dhe sakrificën e veçantë të heronjëve Iliri Konushevci e Hazir Malaj duke i renditur ata ne piadestalin më të lartë të atyre që i flijuan për lirinë e Kosovës.