Me këtë rast, zv/ministrja Hajzeraj-Beqaj ka falenderuar ambasadorin Dantchev dhe ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në thellimin e marrëdhënieve ndërmjetë Republikës së Kosovës dhe Bullgarisë.
“Kosova dhe Bullgaria kanë marrëdhënie të mira dypalëshe, ndërsa ne jemi të interesuar që të shkëmbejmë përvoja me shtetin Bullgar, në aspektin e indeksimit të ligjeve, pasi që e dijmë që Bullgaria e ka kaluar këtë process, e me këtë rast do të na ndihmojnë edhe neve si një shtet i ri, që të integrohemi sa më shpejt në Bashkimin Europian”, theksoi zv/ministrja e MPMS-së.
Ndërsa ambasadori bullgar, e uroi znj. Hajzeraj –Beqaj për pozitën e re në këtë ministri, duke bërë të ditur që shteti Bullgar do të vazhdoj të përkrah edhe më tutje shtetin e Republikës së Kosvës, me qëllim të harmonizimit sa më të ngushtë mes të dyja vendeve.
Zv/ministrja Rita Hajzeraj-Beqaj dhe ambasadori i Bullgarisë, Nedialtcho Dimitrov Dantchev, janë zotuar se ndërmjet dy shteteve do të ketë një bashkëpunim edhe më intensivë në rritjen e shkëmbimeve të përvojave të ndryshme, me fokus të veçantë në indeksimin e ligjeve,dhe lehtësim në liberalizimin e vizave.