Zv/ministri i MPMS, z. Fatmir Shurdhaj, i shoqëruar nga këshilltari politik i MPMS, z. Viktor Mehana, drejtori i Departamentit të Punës dhe Punësimit, z. Defrim Rifaj e bashkëpunëtorë të tjerë ka vizituar sot Qendrën Regjionale të Aftësimeve Profesionale (QRP) në Mitrovicë.
Gjatë kësaj vizite, nga stafi menaxhues, por edhe nga personeli tjetër si dhe nga kursantët që janë duke i kryer trajnimet në këtë qendër, në formë bashkëbisedimi z. Shurdhaj është njoftuar me kushtet e punës, me profilet që trajnohen këtu dhe me aktivitetin e përgjithshëm që zhvillon kjo QRAP.