Zëvendësminitri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, sot ka shpërndarë pako ushqimore për familjet e varfra të komunitetit RAE, në komunën e Ferizajt. Ai ka shtuar se këto familje janë në gjendje shumë të rëndë dhe kjo ndihmë modeste është e mirëseardhur në muajin e shenjtë të Ramazanit. “Ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale jemi duke punuar që të përmirësojmë gjendjen e tyre sociale dhe ekonomike.
Ky donacion modest tregon se ne nuk i kemi harruar as anashkaluar edhe në muajin e shenjtë të Ramazanit. Mendojmë se këto ndihma do të lehtësojnë sadopak gjendjen e tyre të rëndë sociale”, është shprehur zv/ministri Rrahmani.
Zv/ministry Rrahmani tha se ky donacion është nga Emiratet e Bashkuara Arabe, dedikuar familjeve në gjendje të rendë sociale. Ai u zotua se familje në nevojë nuk do të harrohen asnjëherë dhe se ndihma të tjera nuk do të mungojnë edhe në të ardhmen.
Shumë qytetarë, pjesëtarë të komuniteteve, kanë falënderuar zëvendësministrin Rrahmani për ndihmat e dhuruara. Listat e përfitueve të ndihmave ushqimore, sipas zëvendësministrit janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale në Ferizaj.