Zv/ministri i MPMS-së z. Safet Kamberi merr pjesë në lansimin e projektit “Rrjeti i Sigurt për Mbrojtjen e Fëmijëve – Faza III”

Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Safet Kamberi, në cilësinë e panelistit ka marrë pjesë sot në lansimin e projektit me rëndësi të veçantë “Rrjeti i Sigurt për Mbrojtjen e Fëmijëve- Faza III”, implementimin e të cilës është duke e bërë Terre des Homes – “Ndihmë për fëmijët në mbarë botën” në partneritet të vazhdueshëm me Zyrën e Kryeministrit (Zyra për Qeverisje të Mirë), Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Universitetin e Prishtinës dhe Organizatën KOMF (Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve).

Zv/ministri i MPMS-së z. Safet Kamberi ka përshëndetur lansimin e këtij projekti dhe ka njoftuar të pranishmit se MPMS ka ndërrmarrë nismën legjislative për hartimin e një ligji të veçantë për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, e cila sipas z.Kamberi është paksa e vonuar nga ana e legjislacionit përkatës. Ai tha se në këtë projektligj është punuar pothuajse deri në fazat përfundimtare. “E mira e këtij ligji është se do të definohen qartë kompetencat e secilit institucion dhe do të krijohen mekanizma shtesë në mbrojtjen e fëmijëve në nivel lokal dhe qendror, ku pas miratimit të këtij ligji do të dalin aktet nënligjore që do të jenë të harmonizuara me Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut”, ka thën ndër tjerash zv/ministri Kamberi.

Projekti në fjalë si fokus kryesor do të ketë asistencën në zbatimin e ligjit të ri për mbrojtjen e fëmijëve, për të zhvilluar legjislacoinin dytësor, për të siguruar ekspertizën e nevojshme teknike, për të zhvilluar shërbime të reja të specializuara si dhe për të ndërtuar infrastrukturën për mekanizmat e monitorimit dhe llogaridhënies. Përmes realizimit të këtij projekti synohet të ketë aktivitete si: kampe verore, mikro iniciativave, si dhe mbështetje për oranizatat e shoqërisë civile.

Shifrat e projektit që u lansua sot tregojnë se gjithsejtë pritet që 6080 fëmijë të jenë përfitues të drejtpërdrejtë dhe aty përfshihen këto kategori: fëmijët me rrezik të lartë dhe të mesëm, fëmijët në situate rruge, fëmijët – viktima të abuzimit seksual, fëmijët e mbështetur me asistencë të drejtpërdrejt, fëmijët që marrin pjesë në mikro iniciativa, organizuar në ndonjë nga komunitetet. Ndërkaq sa i përket përfituesve profesionist, pritet të jenë 603 përfitues të drejtpërdrejt me profile prej të ndryshmeve si: punëtorë social, udhëheqësit e shërbimeve sociale në qendrat për punë sociale, punonjësit për mbrojtjen e fëmijëve, anëtarët nga profili i shëndetësisë, arsimit, policisë, OJQ-ve, zyrtarë të ministrive partnere, staf lokal etj.

Ky projekt është financuar nga Fondacioni “Medicor” dhe ka një periudhë zhvillimi përgjat tri (3) viteve, nga Janar 2017 – Dhjetor 2019 duke mbuluar të gjitha komunat e Kosovës.