Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Qazim Rrahmani, u takua sot me ambasadorin William Walker, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Me këtë rast zvm/ Rrahmani e falënderoi ambasadorin Walker për kontributin e madh që ai ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ai po ashtu e njoftoi atë me gjendjen e pakicave kombëtare si dhe projektet e MPMS-së, përfshirë edhe ato që do të implementohen në të ardhmen, të cilat do të fokusohen në përmirësimin e mirëqenies sociale të pakicave.
Zvm/ Rrahmani ka theksuar se pozicioni i pakicave në Kosovë është mjaft i avancuar dhe për këtë është garancë shteti i Kosovës, Kushtetuta e saj dhe ligjet në fuqi, të cilat janë në harmoni të plotë me ligjet më të avancuara të botës demokratike dhe BE-së.