Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Çerkin Dukolli mori sot pjesë në konferencën, “Prezantimi i Modelit të Udhëzimit të Karrierës dhe Sistemit të Informimit”, e organizuar nga LUX DEV (Agjencioni për Zhvilim dhe Bashkëpunim i Luksemburgut) dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Zëvendësministri Dukolli, gjatë fjalës së tij në konferencë, shprehi përkushtimin e plotë MPMS-së lidhur me adresimin e të gjitha detyrave që ministria ka lidhur me këshillimin në karrierë për të gjithë punëkërkuesit.
Z. Dukolli tha se organizime të tilla forcojnë edhe më shumë bashkëpunimin rreth adresimit të sfidave të shoqërisë në vend, siç është çështja e papunësisë.
Zëvendësministri tha se MPMS ka të përcaktuara objektivat e saj që reflektojnë në shumë fusha, përderisa prioritetet kryesore mbesin punësimi dhe aftësimi profesional.
Lidhur me këtë, z. Dukolli shpjegoi se ministria po zhvillon reforma në modernizimin e shërbimeve publike të punësimit.
Ai tregoi se Agjencia e Punësimit, gjatë vitit të ardhshëm do të fokusohet në funksionalizmin e sistemit informativ të tregut të punës.