Vizitë Kortezie e Ambasadores turke znj.Songul Ozan

Sot, Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi priti në vizitë kortezie ambasadoren e Turqisë znj.Songul Ozan. Në këtë takim u konfirmua bashkëpunimi i mirë që kanë dy vendet me zotimin që të thellohen marrëdhëniet e mira dhe të ketë sa më shumë projekte të përbashkëta të cilat do të garantojnë mirëqenien e qytetarëve të vendit.