Pas përmbylljes së fushatës vetëdijësuese nga Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës, së bashku me faktorët e tjerë relevantë, për subjektet afariste lidhur me punën formale dhe joformale, për sigurinë dhe shëndetin në punë, (gjatë gjithë muajit prill 2015), MPMS-ja gjegjësisht Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës, konform legjislacionit ekzistues që rregullon këto çështje filloi sot inspektimet intensive në subjektet afariste me qëllim të mbikëqyrjes së zbatimit të dispopzitzve ligjore nga kjo fushë.
Me këtë rast ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z.Arban Abrashi tha : “Siguria në punë është një e drejtë elementare e jona. Kompanitë ndërtuese, dhe të gjithë sipërmarrësit pa dallim kanë obligim parësor që të ofrojnë kushte sigurie për punëmarrësit, sepse ndryshe nuk bën dhe nuk do të tolerohet. Fushata vetëdijësuse është hapi i pare. Siguri dhe shëndet, në punë e kudo”.
Ndërsa kryeinspetori i TEIP z. Basri Ibrahimi theksoi se inspektimi jonë në teren ka pasur për qëllim që të shohim se sa ka ndikuar fushata vetëdijësuese dhe sa janë duke e zbatuar këtë subjektet afariste.