15 prill 2015- Në kuadër të Projektit: “Creative Enterprise” që ka ardhur si bashkëpunim i ngushtë në mes të Komunës së Pejës dhe Provincës Autonome të Trentos në Itali, Ministri i MPMS-së z. Arban Abrashi nënshkroi Marrëveshje Bashkëpunimi me z. Maurizio Camin nga Associazione Trentino con i Balcani.
Kjo marrëveshje e nënshkruar për periudhë 2 vjeçare ofron bashkëpunim dhe mbështetje të punësimit të qëndrueshëm dhe vetë-punësimin e të rinjve, me vëmendje të veçantë tek grupet më të pafavorizuara në tregun e punës, duke promovuar qasje të reja të përshtatura me punësimin përmes projektimit, zhvillimit dhe zbatimit të masave aktive të tregut të punës, duke kombinuar zhvillimin e aftësive dhe masat e follow-up, me një fokus në sektorët strategjikë të bujqësisë dhe turizmit në rajonet e Pejës dhe Gjakovës.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Italisë në Kosovë z.Andreas Ferarese, i cili e vlerësoi si të frytshëm bashkëpunimin Kosovë-Itali.