Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale edhe këtë vit do të vazhdoje projektin për ndërtimin e shtëpive për familjet e dëshmorëve dhe të atyre me gjendje të rëndë sociale, që aktualisht janë të strehuar në kontejnerë në Lagjen e Familjeve të Dëshmorëve në Balloc të Podujevës.
Sot për here te dyte është nënshkruar marrëveshja-memorandumi i bashkëpunimit në mes MPMS-së dhe komunës së Podujevës, gjegjësisht në mes të zv/ministrit të MPMS-së, z. Fatmir Shurdhaj dhe kryetarit të Podujevës, z. Agim Veliu.