Zv/ministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale znj. Rita Hajzeraj-Beqaj, mori pjesë në Konferencën e Nivelit të Lartë për Riatdhesim, ku u diskutuan sfidat dhe mundësit e përfshirjës së fëmijëve të margjinalizuar dhe të familjeve të tyre në sistemet integruese.
Zv/ministrja Hajzeraj-Beqaj u shpreh se MPMS-ja ofron mbështetje për të gjithë personat e riatdhesuar, të cilët nuk kanë përkujdesje familjare, që janë personat e moshuar, personat me aftësi të kufizuara dhe fëmijët pa përkujdesje familjare. Poashtu në këtë takim u diskutua edhe për shtresat e përjashtimit,pengesat e përgjithshme në shërbimet sociale, pengesat për Romët, Ashkalinjët dhe Egjiptiaanët dhe vështirësitë specifike për fëmijët e riatdhesuar dhe për familjet e tyre.
Në fund të takimit zv/ministrja Hazeraj-Beqaj tha se Ministria e Punës dhe Mireqeniës Sociale ka si cak që të përmirësoj shërbimet sociale, dhe të fokusohet në gjenerim të vendeve të reja të punës.