08 qershor 2015-Zv/ministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale znj. Rita Hajzeraj-Beqaj mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ku tha se MPMS-ja është e interesuar që ti kontribuojë në zbutjën e papunësisë, dhe që zhvillimi ekonomik të jetë në qendër të vëmendjës. Ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale jemi në fazën e vlerësimit për ndryshimin e disa ligjeve, që pritet së shpejti të ndodhin e të cilat do të ndikonin direkt në favorizimin e rritjës ekonomike. Zv/ministrja Rita Hajzeraj-Beqaj gjatë këtij takimi theksoi se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale do të përkrah çdo iniciativ që prek punësimin dhe zbutjen e papunësisë në Kosovë, andaj ne si ministri japim zotimin tonë që në të ardhmën të fokusohemi në projekte të ndryshme, me partneritet publiko-privat dhe projekteve të ndryshme për vetëpunësim.
Dhe ne fund të takimit u përmend edhe krijimi i Agjensisë së Punësimit dhe hartimi i Ligjit për KES ( Këshilli Ekonomiko-Social).