Thirrje për Aplikim për gra të papunësuara

Thirrje për Aplikim për gra të papunësuara, që kanë ide për biznes dhe dëshirë e motivim për ta realizuar idenë e saj. Apliko për të marrë pjesë në Trajnimin e Ndërmarrësisë për Gratë.

Thirrja për aplikim është e hapur nga data 27 gusht – 12 shtator 2016, 17:00
Shfrytëzo mundësitë të fitosh shkathtësitë dhe bëhu ndërmarrëse e suksesshme. Programi i trajnimit do të mbahet në Ferizaj, Gjakovë, Mitrovicë dhe Prishtinë, ku keni rastin të ndiqni 10 module të trajnimit në 10 ditë, nga datat 19 shtator – 28 tetor 2016, nga ora 09:00 – 16:30.

Të drejtë aplikimi kanë gratë e papunësuara nga komunat Ferizaj, Hani i Elezit, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë; Gjakovë, Deçan, Junik, Malishevë; Mitrovicë, Vushtrri Skënderaj, Gjilan, Viti, Ranillug, Kllokot, Partesh, Pejë, Deçan, Istog, Prizren, Dragash dhe Shtërpcë.

Për më shumë informata kontakto në Facebook

https://www.facebook.com/YEPiKosovo rërgo email në: WETapplication@giz.de telefono në 038 233 002 ext. 423 ose 515