Sot Shtëpia për Persona të Moshuar pa Përku8jdesje Familjare në Prishtinë, në vigjilje të festave të fundvitit, ka pranuar një donacion në vlerë prej 20 mijë eurove nga NLB Bank-a. I pranishëm me këtë rast ishe edhe zv/ministri i MPMS, z. Vesel Makolli, i cili tha se është kënaqësi të shihet se ky institucion po ndihmohet. “Është kënaqësi kur njeriu e përjeton jetën, sepse jo të gjithë e përjetojnë moshën e tretë.
Është mirë dhe në interes të rezidentëve që ky institucion të ndihmohet. Edhe pse ka vijën e vet buxhetore nga MPMS-ja, prapë ka nevojë të ndihmohet. Përkujdesja për këtë kategori është edhe respekt për zotin”, ka thënë z. Makolli.
Ndërsa drejtoresha e kësaj shtëpie, z. Raze Aliçkaj u shpreh se ndjehen të lumtur që kanë marrë këtë donacion nga NLB dhe falënderoi për vullnetin e mirë dhe për mbështetjen në avancimin sa më të mirë të kushteve të kësaj shtëpie.
Me këtë donacion janë blerë krevate, dyshekë, sirtarë, dollapë, perde, mobile, shporeta, makinë për larje të rrobave, televizor, si dhe janë riparuar muret nga rrjedhja e ujit në korridore dhe janë përmirësuar shumë pjesë të shtëpisë.