06 shkurt 2017
Projekti “Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të mikro-bizneseve në Kosovë –
Parandalimi i Migracionit dhe Stabilizimi” i financuar nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunat partnere dhe i cili zbatohet nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe fillon me seancat informuese për qytetaret/mikro bizneset e interesuar për grant në qytetet Pejë (60 grante), Prizren (40 grante), Novobërdë (30 grante), dhe
Vushtrri (40 grante).
Përmes seancave informuese Help:
– informon te interesuarit në lidhje me idenë e projektit dhe grupet e synuara
– informon te interesuarit me komponentët e projektit dhe kriteret e përzgjedhjes
– shpërndanë formularin e parë e aplikimit për të gjithë të pranishmit e interesuar
– përgjigjet te gjitha pyetjeve nga te interesuarit
Informate rreth seancave informuese:
Data Komuna Vendtakimi Ora
E hënë, 20 shkurt 2017 Novobërdë Kuvendi Komunal i Novobërdës 12:00
E mërkurë, 22 shkurt 2017 Prizren Ndërtesa e Beledijes (Komuna e vjetër) 11:00
E enjte, 23 shkurt 2017 Peje Kuvendi Komunal i Pejës 11:00
E premte, 24 shkurt 2017 Vushtrri Kuvendi Komunal i Vushtrrisë 13:00
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të kontribuojë në zhvillim të qëndrueshëm dhe stabilitet në
Kosovë me fokus kryesor fuqizimin ekonomik. Përderisa, qëllimi i veçantë është krijimi i vendeve të
reja të punës përmes mbështetjes direkte me grante për biznese të vogla. Nëpërmjet këtij projekti, ofrohen pajisje në mënyrë që përfituesit të mund të fillojnë apo rrisin biznesin e tyre. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000.00 Euro në formë të pajisjes, jo para te gatshme.