Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruairí O’Connell.
Ministri Reçica falënderoi ambasadorin O’Connell për ndihmën dhe mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhënë Kosovës dhe institucioneve të saj, në të gjitha fazat e shtetndërtimit.
Ndërkaq, ambasadori O’Connell foli për punën që është bërë viteve të fundit, duke veçuar përpjekjet sa i përket nisjes së procesit të njohjes dhe verifikimit të statusit të viktimave të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.
Reçica tha se Kosova i është mirënjohëse ambasadorit O’Connell për gjithë kontributin e dhënë dhe se ky kontribut do t’i mungojë Kosovës.