Në këtë takim morën pjesë anëtarët e KES-it nga punëdhënësit, punëmarrësit dhe përfaqësuesit qeveritar, në të cilin u raportua lidhur me pagën minimale në vend dhe draft marrëveshjen për kontratën kolektive.
Komisioni Profesional për hartimin e draft marrëveshjes për kontratën kolektive raportoi lidhur me hartimin e kësaj marrëveshje, përmbajtjen e saj dhe nenet të cilat parashihen të avancojnë të drejtat e punëtorëve me këtë draft marrëveshje, si dhe raportua për hartimin e propozimit për pagën minimale në vend, te dy këto çështje me rëndësi për punonjësit tanë.
Duke marrë parasysh gjendjen me pandemi Covid 19 dhe të panjohurat që na presin, ministri Reçica theksoi se edhe ne si Këshill Ekonomik Social duhet të kemi parasysh këtë situatë dhe të gjejmë zgjidhjet më të mira, të cilat do të mund t’i përballonte edhe buxheti i Kosovës.
Pas diskutimeve të gjata dhe konstruktive nga pjesëmarrësit, ne si KES do të marrim vendim se kur dhe si këto dy iniciativa do të propozohen për miratim në qeveri, ka thënë ministri i MPMS, Skender Reçica.