Prishtinë, më 23 dhjetor 2020
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti, sot kanë vizituar Shoqatën e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës “Handikos”, për të parë nga afër kushtet e funksionimit dhe aktivitetet që kjo shoqatë realizon në funksion të lehtësimit të jetës së personava paraplegjik, tetraplegjik dhe fëmijëve me paralizë.
“Është për t’u krenuar me angazhimin dhe punën e anëtarëve të kësaj shoqate, të cilët po bëjnë për këtë kategori të respektuar të shoqërisë sonë, veçmas në rrethanat e sotme të vështira të përballjes më pandeminë që ka goditur gjithë botën”, ka thënë ministri Reçica.
Gjithashtu, ai ka thënë se, si Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, çdo herë i kam qëndruar pranë dhe e kam mbështetur brenda mundësive tona buxhetore e ligjore Shoqatën “Handikos”, sepse mbështetja e kategorive të veçanta në shoqërinë tonë ka qenë dhe do të mbetet edhe më tej preokupim për mua dhe subjektin tonë politik.