Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale z. Arban Abrashi priti sot në takim Ambasadorën e Kanadasë në Zagreb, njëherësh Ambasadore jo-rezidente për Kosovë, znj. Louise LaRocque. Në këtë takim, Ministri Abrashi shpalosi prioritetet e Ministrisë në fushën e punësimit dhe në krijimin e një mjedisi sa më të favorshëm social për qytetarët e vendit. Abrashi dhe LaRocque bashkëbiseduan edhe për skemën Kanadeze ‘Work and Travel’ si dhe mundësinë e përfitimit nga trajnimet profesionale nga Kanada. Në këtë aspekt, Ambasadorja LaRocque ofroi gatishmërinë e saj për ta ndihmuar Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në fushat të ndryshme të interesit të përbashkët