MPMS pranoi 40 mijë artikuj të pajisjeve për mbrojtje personale nga UNFPA

Prishtinë, më 12 nëntor 2020
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka pranuar 40 mijë artikujve të pajisjeve për mbrojtje personale dhe 25 laptopëve nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA).
Në pranim-dorëzimin e artikujve dhe pajisjeve nga UNFPA, ishin të pranishëm Feim Osmani, u.d. Sekretar i Përgjithshëm në MPMS, këshilltari i ministrit Reçica, Valmir Gashi dhe drejtori i Departamentit të Politikave Sociale dhe të Familjes, Mentor Morina.

Drejtoresha e Fondit për Popullsi e Kombeve të Bashkuara, Visare Mujko Nimani, u shpreh e gatshme për të ofruar ndihmë edhe në të ardhmen. “E dimë që në situatën me Covid duhet me pas konsideratë. Nuk i di nevojat e brendshme, tregoni tani, ne me mundësitë tona do të ndihmojmë. Ne i kemi dyert e hapura. Në këto rate emergjente i kemi proceduarat më të shpejta”, tha ajo.
Drejtor i Departamentit te Politikave Sociale në MPMS, Mentor Morina, duke i falënderuar për ndihmën tha se, “ne do të jemi në kontakt edhe më tutje, varësisht prej nevojave që do të na paraqiten në të ardhmen”.