MPMS njofton për zgjatjen e afatit për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar

Me qëllim të ofrimit të mbështetjes për personat e riatdhesuar në Kosovë, në realizimin e planeve të tyre të biznesit, dhe si përpjekje e shtuar për të ndihmuar rimëkëmbjen ekonomike gjatë përballjes me pandeminë COVID-19, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) – Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), me mbështetje nga Departamenti për Riintegrimin e Personave të Riatdhesuar (DRPR) – Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), zgjasin afatin e thirrjes për aplikim për Programin e Vetëpunësimit për personat e riatdhesuar deri më datë 16 shtator 2020.

Qëllimi i Programit të Vetëpunësimit është të mbështesë personat e riatdhesuar të regjistruar të papunë në krijimin e planeve të realizueshme të biznesit që janë në gjendje t’i mbijetojnë tregut konkurrues duke promovuar vetëpunësimin si masë aktive të tregut të punës. Mbështetja me grante do të ofrojë mjete/pajisje teknike për realizimin e Planit të Biznesit.

Formularin dhe informacionet tjera mund ti gjeni në adresat elektronike https://mpms.rks-gov.net/shpallje/njoftime/ dhe https://aprk.rks-gov.net/sq-AL/Content/Documents?doctype=2/dhe në secilën Zyre të Punësimit në Kosovë.