Prishtinë, më 31 mars 2017
Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Izedin Bytyqi, ka nënshkruar Marreveshje Bashkëpunimi me Sigrid Meyer nga PPSE Swisscontact Program dhe Kleidor Rustemi, nga C4EE Project Swisscontact Albania, për realizimin e projektit “Këshillimi drejt punësimit dhe sipërmarrjes”.
Me këtë marrëveshje synohet ngritja e kapaciteteve të këshilltarëve të punësimit nga Zyrat Rajonale për Punësim, përmes trajnimit modular ‘Cikli i këshillimit për punësim’ që oforhet nga ‘Swisscontact’ në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara dhe Artit në Lucernë, Zvicër.