Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në bashkëpunim me Programin për Zhvillim te Kombeve të Bashkuara (UNDP), kanë lansuar Programin për Subvencionimin e Pagës, i cili të krijojë mundësi punësimi për punëkërkuesit në Kosovë duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm t’i punësojnë ata në baza afatgjata.
Për të përfituar nga PSP, punëdhënësi duhet të nënshkruajë një kontratë punësimi 12 muaj me punonjësin, në përputhje me ligjet e punës në fuqi. Punëdhënësi do të përfitojë me një subvencion prej 50% të pagës së punonjësit. Shuma e këtij subvencioni nuk mund të jetë më e lartë se paga minimale në Kosovë, në muaj. Zyrat e Punësimit do të mbështesin kompanitë në identifikimin e kandidatëve më të mirë të regjistruar si punëkërkues, sipas nevojave specifike të punëdhënësit.
Përveç mbështetjes së kompanive vendore duke subvencionuar punësimin, PSP ndihmon të gjithë procesin e rekrutimit për vendet e lira të reja. Duke pasur parasysh vështirësitë që hasin kompanitë private në gjetjen dhe angazhimin e stafit të kualifikuar të nevojshëm për të zgjeruar aktivitetet e tyre të biznesit, PSP do të përdorë ekspertizën e Zyrave të Punësimit për të përshtatur çdo vend të lirë të punës me punëkërkuesit e duhur, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga kompanitë.
Ftojmë ndërmarrjet e interesuara të sektorit privat dhe punëkërkuesit që të aplikojnë për të marr pjesë në këtë Program i cili në të njëjtën kohë do të shërbejë si mundësi unike për të mbështetur rritjen graduale të ndërmarrjeve të Kosovës.