Ministria e Punës dhë Mirëqenies Sociale dhe ambasada britanike sot kanë bërë shëprndarjen e certifikatave për disa të rinj të trajnuar për lidership dhe punë me rininë në Britani të Madhe dhe Irlandën e Veriut.
Ambasadori britanik Ruairi O’Connell tha se ndihet i nderuar me pjesëmarrjen në këtë ceremoni duke vlerësuar lart vullnetarizmin e rinisë dhe bashkëpunimin e të rinjve nga vendet e ndryshme. Ai është shprehur se ndihet i lumtur sa herë që i ipet mundësia të ndihmojë të rinjt e Kosovës.”Ndryshimi vjen vetëm nëse punojmë së bashku dhe unë i inkurajoj që të rinjt vullnetarë që ta ndihmojnë dhe mësojnë njëri tjetrin”, ka thënë O’Connell.
Këshilltari i ministrit Abrashi, z. Fatmir Haxholli gjatë fjalimit të tij ka lavdëruar punën e organizatës YMCA duke e çmuar lartë kontributin që përfaqësuesit e kësaj organizate nga e tërë bota bëjnë për të rinjtë. “Duke marrë parasysh se Kosova ka një popullësi kryesisht të përbërë nga të rinjët, falënderoj në veçanti përfaqësuesit e organizatës YMCA për punën që po bën për të rinjët në Kosovë, e cila në këtë mënyrë po kontribuon në bërjen e të rinjëve si pjesë e vendim-marrjes në qëllimet e tyre të mëtutjeshme”, ka thënë ndër tjera z. Haxholli.
Trajnimi ka fillaur vitin e kaluar në Britani të Madhe, duke vazhduar me fazën e dytë në Irlandën Veriore, dhe pjesë e fundit e cila përfundoi në Kosovë, konkretisht në qytetin e Gjakovës.
Ambasadori britanik O’Conell dhe këshilltari Fatmir Haxholli, shpërndanë certifikatat e trajnimit të rinjve që kishin ndjekur këtë program.
Rrjeti Kristian i Qendrave Rinore (Young Men’s Christian Association) ka një përvojë të gjatë dhe bashkëpunim të mirë në vende të ndryshme në trajnimin e liderëve dhe punëtorëve të rinj, ku një vëmendje e veçantë i është kushtuar vendeve postkonfliktuoze, siç është Kosova.