Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanović, me të cilën u dakorduan për intensifikim të proceseve në lidhje me disa çështje të rëndësishme.
Ministri Reçica dhe ambasadorja Kapitanović diskutuan rreth marrëveshjes për punësim sezonal të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ku u dakorduan që ky proces të intensifikohet fuqishëm. Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për përshpejtim të procesit sa i përket Marrëveshjes për sigurime sociale në mes të Kosovës dhe Kroacisë.
Ministri Reçica e njoftoi ambasadoren Kapitanović për zhvillimet dhe projektet aktuale të MPMS-së ku përmendi nisjen e projektit për punësimin e një anëtari të secilës familje që nuk e ka asnjë të punësuar, ku për realizimin këtij projekti nga dje kanë nisur takimet me këto familje.
Gjithashtu e njoftoi se sot, MPMS, nis fushatën vetëdijësuese për sigurinë dhe shëndetin në punë, në kuadër të përpjekjeve që MPMS po bënë në zbatimin e legjislacionit në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.