12 gusht 2015- Zv/ministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale znj. Rita Hajzeraj-Beqaj, ka qëndruar sot në komunën e Ferizajit, ku së bashku më kryetarin e kësaj komune z.Muharrem Svarqa kanë nënshkruar Marrëveshje të Mirëkuptimit për shtëpitë e komunitetit me aftësi të kufizuara. Qëllimi i kësaj Marrëveshje të Mirëkuptimit është përmbushja e objektivit të përgjithshëm të bartjes së kompetencave të shërbimeve rezidenciale-institucionale për personat me aftësi ë kufizuar mendore-ngecje në zhvillim mendor.
Ky qëllim do të përmbushët nga MPMS-ja,me bartjen e kompetencës për shërbimet rezidenciale-institucionale për Komunën e Ferizajt, me qëllim që kjo komunë të demonstrojë kompetencën e kërkuar për përmbushjen e përgjegjësive të kërkuara konform legjislacionit në fuqi dhe kësaj marrëveshje.
Poashtu zv/ministrja e MPMS-së Rita Hajzeraj-Beqaj dhe kryetari i Komunës së Ferizajit z. Muharrem Svarqa u zotuan që edhe më tutje do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre, që t’i kushtojnë sa më shumë rëndësi personave më nevoja të veçanta.