Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka vizituar rezidentet gra në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë, me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas.
Ministri Reçica tha se MPMS do të mbetet e angazhuar për rritje të mirëqenies për të gjitha kategoritë, me fokus për gratë.
“Gruaja është simbol i sakrificës. Trajtimi meritor dhe dhënia e mundësive të barabarta është obligim i gjithsecilit nga ne si pjesë e shoqërisë. Le të shërbejë kjo ditë për rritje të përpjekjeve për avancim të të drejtave të grave”, tha ministri.
Me këtë rast, Ministri Reçica uroi të gjitha gratë për ditën e tyre, 8 Marsin.