Ministri Reçica takohet me përfaqësues të FMN-së

Prishtinë, më 01 dhjetor 2017
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica  priti sot në një takim përfaqësues të Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtarë (FMN), të kryesuar nga Stephanie Eble, shefe e misionit për Kosovë dhe Ruud Vermeulen, përfaqësues rezident për Kosovën.
Ministri Reçica dhe përfaqësues të FMN-së diskutuan rreth reformave të nevojshme për veteranët e luftës, si dhe për plotësim ndryshimet që duhet të bëhen në Ligjin për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, të vitit 2014.
Temë tjetër diskutimi ishte edhe vendimi i Qeverisë, i iniciuar nga ministri Reçica, për kompensimin e viktimave seksuale të luftës së fundit në Kosovë.
Pikë tjetër e rëndësishme diskutimi në mes të ministrit Reçica dhe përfaqësuesve të FMN-së ishte edhe situata e tregut të punës në Kosovë dhe reformat e nevojshme për avancimin tij.
Ministri theksoi gatishmërinë dhe përkushtimin e tij dhe të Ministrisë që drejton, për t’u angazhuar fort në çështjet e rëndësishme që u diskutuan në takim, sidomos për reformat e nevojshme sa i përket veteranëve të luftës së fundit në Kosovë, reformave të domosdoshme në përmirësimin e situatës sa i përket tregut të punës në vend dhe ndryshimeve në Ligjin për Skemat Pensionionale të Financuara nga Shteti.
Ministri Reçica dhe përfaqësuesit e FMN-së u dakorduan për bashkëpunim të ngushtë në çështjet e lartpërmendura, si  dhe në prioritete tjera në fushat që mbulon MPMS.