Ministri i MPMS, Skender Reçica, ka pritur sot në takim drejtorin e fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në Kosovë, z. René Schlee dhe znj. Brikenë Hoxha nga Iniciativa Kosovare për Stabilitet (IKS), përkrahës të mëdhenj të nismave ligjore të MPMS që tashmë janë në proces.
Ministri Reçica potencoi punën së madhe që është duke u bërë për Reformën Pensionale, për të cilën z. Schlee dhe znj. Hoxha u shprehën të gatshëm që do ta mbështesin direkt MPMS përmes ekspertëve të tyre të kësaj fushe.
“Si ministër i MPMS u jam tejet mirënjohës z. Shlee dhe znj. Hoxha, për gjithë vullnetin dhe gatishmërinë e treguar për të ndihmuar dikasterin tonë. Gjithsesi, u dakorduam për të thelluar bashkëpunimin në funksion të jetësimit të politikave sociale, që për qëllim kanë rritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë”, tha ministri Reçica.