Ministri Reçica priti në takim ambasadorin austriak, Gernot Pfandler

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, z.Skender Reçica, priti  në takim Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z.Gernot Pfandler me bashkëpunëtorë.
Ministri Reçica, falënderoi mysafirët për vizitën e tyre si dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ka pranuar nga shteti austriak për zhvillimin dhe shtetndërtimin e shtetit tonë.
Ambasadori, z.Gernot Pfandler, e uroi ministrin për përgjegjësitë e marra duke i uruar sukses.
Me këtë rast, ministri Reçica e informoi ambasadorin austriak për gjendjen në Kosovë, me theks të veçantë për programin e Qeverisë së Kosovës, me fokus aftësimin profesional me qëllim zvogëlimin e papunësisë dhe punësimin e të rinjëve, duke theksuar se Kosova ka nevojë për ndihmën dhe bashkëpunimin me vendet mike, siç është Austria.
Ministri z.Reçica dhe ambasadori z.Pfandler u dakorduan për të bashkëpunuar konkretisht rreth pensioneve dhe sigurimeve sociale mes Kosovës dhe Austrisë.
Ambasadori, z.Gernot Pfandler u shpreh që Austria është gjithëherë e gatshme për bashkëpunim me Kosovën, duke theksuar edhe traditën e gjatë të  bashkëpunimit mes vendeve tona.
Ministri Reçica dhe ambasadori Pfandler u zotuan për thellimin e mëtejmë  të bashkëpunimit.